Ballina

24 orë jemi ne sherbim te  klientit punojme qdo dite.
Ideal Clean është ndërmarrje private e cila ofron shërbime profesionale për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tepihave, batanijeve, jorganave dhe perdeve.
Ne Rajonin e Pejes dhe gjitha vendeve tjera. Punojme me teknologji me ta avansuara deri me tani...
Procesi i larjes se tepihëve, Procesi i larjes se tepihëve ne fabrikën tone behet ne 6 hapa, siç vijon:
1. Thithja e pluhurit Gjatë kësaj faze përmes makinës thithëse industriale bëhet largimi i mbeturinave të dukshme nga tepihu. Pra, tepihu në këtë fazë bëhet gati për paralarje.

2. Paralarja Gjate kësaj faze te larjes tepihu laget me ujë dhe detergjent si dhe kontrollohet për ndonjë njolle, dhe behet gati për larje te thelle.

3. Larja  Gjate procesit te larjes se tepihut, makina e cila është e dedikuar për këtë proces kryen këto funksione: përmes 4 brushave te rrumbullakëta me rrotullim te shpejte bën fërkimin e tepihëve. Pas fërkimit bën spërkatjen e tepihut me shampon dhe ujë me presion te larte.

4. Shpëlarja Pas procesit te spërkatjes me ujë dhe shampon dhe fërkimit me brusha, makina bën shpëlarjen e tepihëve, pra bën largimin e shamponit dhe detergjenteve tjera ekologjike qe përdoren për larje te tepihëve. Ne fund te kësaj faze te larjes tepihu është i lare dhe i shpërlarë, por ende i laget. 

5. Shtrydhja Makina për shtrydhjen e tepihëve përdor forcën centrifugale për largimin e ujit nga tepihu. Tepihu do te jete i thare deri ne 95% Kjo procedure për shtrydhje te tepihut është mjaft e shpejte dhe e sigurte, meqenëse gjate këtij procesi tepihu nuk lakohet (thyhet) ose tejzgjatet.  Ne te njëjtën kohe ky proces shkurton procesin e terjes se tepihut si dhe parandalon përzierjen e ngjyrave te tepihëve te ndjeshëm, gjë qe nuk mund te behet nëse tepihu juaj lahet ne autolarje, 
apo ne nje vend tjeter jo te avansuar me keto makina.

6. Paketimi Pas kryerjes se gjitha fazave te përmendura me larte procesi i larjes përfundon me paketimin e tepihut tuaj.
Kjo gjë mundësohet përmes makinës profesionale për paketimin e tepihut tuaj  pasi te jete lare, ku tepihu përmes kësaj makine krihet dhe futet ne qese najloni dhe dërgohet ne adresën tuaj.

Te gjitha këto brenda vetëm 24 orëve!!!!!!!  
Ndermarrja Ideal Clean do ua zgjat jetën dhe bukurinëe tepihave 
dhe rugs për dekada të tëra.